FOTO&VIDEO

Serbia nxjerr në shitje pallatin “Albanija”-n që ngrihet mbi Beograd

Një pjesë e pallati “Albanija”, qiellgërvishtësi i parë i Beogradit, i ndërtuar në vitin 1939, i cili gjendet në zemër të kryeqytetit serb, ka dalë në shitje.

Televizioni shtetëror serb RTS shkruan se 381 metra katrorë e pallatit, e vlerësuar rreth 3,88 milionë euro, është tashmë në shitje. Tenderi është shpall në muajin janar të këtij viti. Pallati “Albanija” është pjesë e bankës së falimetuar të Beogradit. Administratori i bankës, Mijo Stanarçeviç, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shitje në masën 50% të vlerës së parashikuar, duke u bërë tejet tërheqëse për blerësit potencialë. Ndonëse godina është shpallur pasuri kulturore në vitin 1984, ajo mund të vihet në funksion.

Historia e “Shqipërisë” në zemër të Beogradit

Pallati “Albanija” është qiellgërvishtësi i parë i Beogradit, i ndërtuar në vitin 1939 në cepin e rrugës Kolarec dhe rrugës Knez Mihailo. Ndërtesa u projektua fillimisht sipas projektit të bërë nga Branko Bon dhe Millan Grkaliç në vitin 1938. Ndërtesa përfundoi së ndërtuari në vitin 1939, sipas projektit të Milladin Prljeviq dhe inxhinierit të ndërtimit Gjorgje Lazareviq (Đorđe Lazarević). Për një kohë të gjatë ajo ishte ndërtesa më e lartë e qytetit, si dhe qendra kryesore e tij përkrah shëtitores Terazije – Slavija.

Pallati Shqipëria ka gjithsej 17 kate, 4 prej të cilave janë kate të nëndheshme. Pallati është 53 metra i gjatë dhe e gjithë ndërtesa ka një hapësirë prej 8000 m2. Në periudhën që u ndërtua, Pallati ishte ndërtesa më e lartë e Evropës juglindore.

Qiellgërvishtësi ka marrë emrin “Albanija” pasi më parë aty ndodhej edhe taverna “Albanija”. Gjatë shekullit të 19, ndërkohë qe influenca perëndimore po fillonte të ndihej, Beogradi kishte vetëm një ndërtesë historike, sipas arkitekturës unike kombëtare.

Taverna u shkatërrua në mesnatën e 17 tetorit 1936. Edhe pse Bashkia ndërpreu elektricitetin dhe furnizimin me ujë për ndërtesën për ta bërë atë jofunksionale, klientët e saj të fundit u larguan nga ndërtesa vetëm pasi zjarrfikësit filluan të çmontonin tjegullat nga tarraca.

Ndërtimi i ri filloi të vihej në zbatim më 16 korrik 1938 dhe zgjati deri më 20 tetor 1939. Ndërtesa u projektua sipas stilit modern serb: fasada të pastolisura, bazat pa pengesa, dhe fasadë e drejt. Gjithashtu, kishte një farë specifikime funksionale me dekorime sa me larg nga fasada, me qëllim për të riforcuar strukturën sipas stilit të artit Deco.

Më 1983 ndërtesa u cilësua si një aset kulturor i një rëndësie të madhe./A2News/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

9 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

19 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

20 orë ago