KRYESORE

VIDEO: Shty një grua në plazh dhe hakmarrja mbërriti shpejt me një kërcim dhe grushta: Ajo është gruaja ime

Një moment dramatik është kapur në plazhin Cala Lunga në veri të Sardenjës, kur një bashkëshort i zemëruar goditi me shkelma një nga drejtuesit e skafeve që shtyu gruan e tij. Siç raporton Daily Mail, sulmuesi ningja është një vendas i paidentifikuar, i cili mbrojti gruan e tij me një goditje spektakolare dhe më pas e goditi kapitenin fatkeq edhe disa herë.

incidenti në plazh u shkaktua nga një skaf që shkonte me shpejtësi në cekëtinat e një plazhi idilik për të marrë një grup turistësh të pasur dhe për t’i kthyer në mega jahtin e tyre. Vendasit e zemëruar shprehën pakënaqësinë e tyre teksa varka iu afrua bregut dhe kapiteni shtyu një grua të veshur me bikini.

Në atë moment, burri i gruas së shtyrë vrapoi në rërë dhe e goditi me grusht në gjoks kapitenin dhe më pas vazhdoi me grushte. Teksa ai vazhdonte të përleshej, ai u dëgjua duke bërtitur: “Ti ma shtyve gruan”.

Përleshja ka vazhduar në det derisa gruaja e sulmuar më herët ka ndërhyrë dhe ka ndarë burrat. Turistët e pasur hipën në varkë dhe lundruan drejt jahtit duke u fyer nga vendasit.

– Fatkeqësisht, tek turistët që vijnë, kam vënë re një vrazhdësi të veçantë. Anglezët, gjermanët dhe francezët vijnë shumë shpesh në detin tonë dhe nuk respektojnë rregullat. Të mbash një sy në afro 200 kilometrat e vijës bregdetare në La Maddalena nuk është e lehtë, tha menaxheri i resortit Francesco Vitiello për mediat lokale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

49 minuta ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

5 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago