LAJME

VIDEO/ ‘Të mbeta në dorë o Bekim’, dalin pamjet e dhunës me shkop gome ndaj policit dhe vëllait të tij në Tiranë

Një video e rëndë është publikuar nga mediat, ku thuhet se është momenti kur grupi prej 5 personash dhunuan policin e Tiranës bashkë me vëllanë e tij një ditë më parë. Në video dëgjohen të bërtiturat dhe ulërimat e policit dhe vëllait të tij, të cilët dhunohen me shkopinj gome nga autorët.

Video duket se është xhiruar nga banorët e zonës në sheshin e një pallati në rrugën “Besim Alla”. Në video dëgjohet teksa dy të dhunuarit kërkojnë që të ndalet dhuna, madje në një moment bëjnë edhe një thirrje me zë të lartë që dikush të thërrasë policinë.

“Të mbeta në dorë o Bekim”, dëgjohet duke thënë një prej tyre, i cili i drejtohet dhunuesit.

Ndërsa personi që filmon thotë mes lotësh: “E rrahën”.

KLIKONI KETU PER TE PARE VIDEON

Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të 2 shtatorit, ku polici dhe vëllai i tij u zunë në pritë nga grupi prej 5 personash. Shkak për dhunën është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur me vëllanë e policit, i cili u kishte para borxh dhe nuk ua kishte kthyer.

Një prej autorëve, 29-vjeçari Blerim Bulica, ka rënë në pranga. Ndërkohë, katër personat e tjerë, që janë përfshirë në ngjarje dhe që kanë dhunuar policin dhe vëllanë e tij janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Besart Bulica, 35 vjeç, Shaban Bulica, 25 vjeç, Bekim Bulica, 31 vjeç, dhe Benard Aliaj, 34 vjeç.

Gjatë konfliktit, efektivit, i cili ishte jashtë shërbimit, i ka rënë arma në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Si pasojë e goditjeve që kanë marrë, polici dhe vëllai ndodhen në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago