VIDEO/ U grabitën dy herë, Aferdita Laze rrëfen tmerrin: Shkova të shpëtoj burrin, më qëlluan dhe mua

Edhe pse janë sekuestruar më shumë se 20 kamera sigurie në zonën e Alliasit, ende nuk është bërë i mundur indetifikimi nga policia e Tiranës i autorëve të grabitjes së ndodhur në familjen Laze.

ABC Neës ka mësuar nga grupi hetimor se, disa prej punëtorëve janë njerëz të afërm të biznesmenit Petrit Laze. Dyshohet se grabibitësit kanë pasur informator të besueshëm, pasi janë drejtuar te vendi i parave nga dera e pasme e vilës.

Hetuesit kanë administruar shumë dëshmi të punëtorëve dhe të familjarëvë të biznesmenit Petrit Laze që ishin të pranishem në vendngjarje. Vajza 20-vjeçe Dejzi Laze ishte e para që sinjalizoi babain e saj për praninë e grabitësve në banesë. Ai u qëllua me një plumb në bark në tentativë për ti ndaluar agresorët. Por këta të fundit nuk u mjaftuan me kaq. Ata e qëlluan edhe me sende të forta biznesmenin, duke e lënë pa ndjenja. Një tjetër dëshmi që u administua nga eskpertët kundër jetës është edhe ajo Arfërdita Lazës, e cila mori një plumb në këmbë.
59-vjeçarja theksoi se bashkëshorti i saj është ndeshur me grabitësit në korridorin e shtëpisë kur ka dëgjuar të bërtiturat e vajzës.

“Ishim në dhomë dhe dëgjuam zhurmë. Vajzën bërtiti: – Kush është aty? Petriti u ndesh në korridor me dy persona të maskuar ku njëri ishte i armatosur. Grabitësit i drejtuan pistoleten Petritit. Ai tentoi ti nxirrte jashtë nga shtëpia, por ata e qëlluan. Kur i shkova për ti dhënë ndihmën e parë, më qëlluan edhe mua. Më pas ata u larguan me vrap, pasi ra edhe alarmi i shtëpisë. Të vetmen gjë që mbaj mend ishte kërkesa e tyre për të treguar vendin se ku i mbajmë paratë”.

Rreth 4 vite më parë biznesi i familjes Laze ra pre e grabijes. Një person i armatosur hyri me nje pistolete nga dera kryesore e vilës duke marrë xhiron ditore. Edhe ajo ngjarje vijon të jetë pa mbetet e pazbardhur nga policia.