Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka shpëtuar një aksidenti ditën e sotme, pasi makinës me të cilën udhëtonte i doli një gomë.
Vuçiç ishte duke shkuar në turneun e planifikuar në Qarkun Qendror Banat në Vojvodinë.
Pas incidentit, Vuçiç doli nga vetura dhe u transferua në një automjet tjetër dhe vazhdoi turneun.
Në një tubim në Kikinda, ai tha se i ka plasur goma rrugës për në Mokrin.
“Pas vizitës në Melenci, unë do të shkoja në Mokrin para mitingut të madh në Kikinda dhe në atë rrugë isha me makinën time. Nëse ka plasur rrota, kjo u mbetet autoriteteve ta përcaktojnë dhe ata do ta përcaktojnë. Arrita në Mokrin dhe kalova në një makinë tjetër”, tha ai.
Bëhet fjalë për një makinë të blinduar e krijuar posaçërisht për transportin e zyrtarëve.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se një hetim është duke u zhvilluar.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…