Presidenti Aleksandër Vuçiç ka marrë vëmendjen me një veprim teksa ndiqte ndeshjen e Serbisë me Zvicrën në Leskoc në kuadër të Ligës së Kombeve.
Serbia arriti të shënonte fitore 2:0, duke e arritur triumfin e parë në këtë edicion të kësaj gare. Në një video të publikuar nga politikani serb Nikolla Sanduloviq, presidenti serb e feston fitoren me një gjest të komentuar si anti-perëndimor dhe provokues.
I shoqëruar nga presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, Vuçiç nxjerr nga xhepi flamujt e bashkuar të Serbisë dhe Rusisë, në ndeshjen ku luanin edhe shqiptarë.
Në një postim në X, politikani serb shkruan se “Vuçiç po luan me Evropën dhe Aemrikën, me gënjeshtra dhe premtime të pavërteta”. Vuçiç, thotë ai, do të jetë gjithmonë një “pasardhës rus dhe bashkëpunëtor besnik i tyre”, ndërsa shton se Perëndimi “ende nuk e kupton ndikimin rus në Serbi”.
I don’t know what more the Serbian dictator Aleksandar Vučić needs to do so that Europe and America understand that he is playing with them in his endless lies and promises that he gives them, thus buying time for the final showdown with them! He was, remained and will forever be… pic.twitter.com/FhKECIK2mR
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) October 13, 2024
“Nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë diktatori serb Aleksandar Vuçiq që Evropa dhe Amerika të kuptojnë se ai po luan me ta në gënjeshtrat dhe premtimet e pafundme që u jep, duke blerë kështu kohë për përballjen përfundimtare me ta! Ai ishte, mbeti dhe do të jetë përgjithmonë një pasardhës rus dhe bashkëpunëtor besnik i tyre! Në ndeshjen e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, në shoqërinë e agjentit të Putinit, Milorad Dodik, Aleksandar Vuçiq nxori nga xhepi dhe shpalosi flamujt e kombinuar të Serbisë dhe Rusisë!
Një mesazh i qartë për popullsinë e Serbisë se si të interpretohen lëvizjet e tij të fundit politike: “Ne ishim dhe do të jemi aleatët e Rusisë, sidomos tani që po përpiqemi të jemi kali “i Trojës” i Rusisë në Perëndim”! Perëndimi ende nuk e kupton thellësinë e ndikimit rus në Serbi dhe se vendimet formale nuk do të thonë asgjë për politikën që është thellësisht e sinkronizuar me Kremlinin. Të gjitha lëvizjet e fundit politike (blerja e avionëve Rafal, “mesazhet evropiane”, litiumi..) janë të koordinuara me Moskën, ku nënkryetarët e qeverisë serbe patën takime të gjata me lidershipin më të lartë të Rusisë (Putin, Reshetnikov, Shoigu, Denis Manturov) para çdo vendimi dhe mesazhi politik “properëndimor” të marrë nga Aleksandar Vuçiq. Tani, pas takimeve me administratën amerikane, Vuçiq valëvit flamurin rus me mesazhin: “Nuk do të më shihni kurrë duke valëvitur flamurin europian apo amerikan”, shkruan politikani.