Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot takimin e parë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Derisa kanë hyrë në takimin e ndërmjetësuar nga Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ata janë përshëndetur përkitazi më situatën me pandeminë (me bërryla), por edhe kanë shkëmbyer ca fjalë.
Pas “Përshëndetje” – “Përshëndetje” në anglisht, Vuçiq i është drejtuar Hotit në serbisht.
“Flet serbisht, apo kupton”, ka pyetur Vuçiq, Hotin.
“… kuptoj”, është përgjigjur Hoti.