Mandatari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pritet të propozojë tre ministra që vijnë nga partitë parlamentare shqiptare nga 18 sa do të ketë qeveria e re, shkruan medium malazez Vijesti.
Partitë parlamentare shqiptare pritet të marrin tri dikastere – Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, atë të Shkencës dhe Shoqërisë Digjitale dhe atë të Administratës Publike.
Ndërkaq Abazoviç gjatë javës së ardhshme duhet të prezantojë konceptin dhe programin e punës së qeverisë së cilës synon t’i prijë.
Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, s’pritet të jetë në Qeverinë e re.
Në koalicion me URA-n e Abazoviçit pritet të jenë edhe Partia Boshnjake dhe Partia Popullore Socialiste.
Më tre mars, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka dërguar propozim në Parlamentin e Malit të Zi për mandatar për përbërjen e Qeverisë, njoftuan nga kabineti i Gjukanoviçit.
Presidenti malazez propozoi që kryeministër i emëruar të ishte kreu i URA-së Dritan Abazoviç.
Propozimi i është dërguar nënkryetares së Kuvendit, Strahinja Bulajiç.
Më herët, në shkurt, Kuvendi votoi mosbesimin ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiçit dhe shkarkoi kryetarin e Kuvendit, Aleksa Beçiç.