Vijojnë tensionet në Mal të Zi, serbët nxirren zvarrë nga policia nga ndërtesa e Komunës së Budvës

Vijojnë tensionet në Mal të Zi, ku serbët kanë bllokuar ndërtesën e Komunës së Budvës.

Që nga orët e hërshme të ditës së sotme kryetari serb kryetari i Budvës, Marko Carevic, së bashku me disa deputet serbë kanë bllokuar komunën.

https://www.facebook.com/FMimagesAlbania/videos/288869248918451/

Policia malazeze ka ndërhyrë duke i arrestuar serbët, përfshirë edhe kryetarin e komunës. Tensionet janë të larta ku serbët janë ngritur në protesta.

Për qeverinë qëllimi është të destabilizohet Mali i Zi dhe vënia në dyshim e ekzistencës së shtetit pasi Rusia dhe Serbia ishin kundër pavarësisë dhe integrimit të Malit të Zi në NATO. Në dhjetor, opozita pro-serbe u përpoq të bllokojë votimin e ligjit të diskutueshëm me anë të protestave në parlament që detyruan forcat e sigurisë të ndërhyjnë, duke arrestuar 18 deputetë.