POLITIKE

Viola von Cramon i reagon ashpër Serbisë: Presim nga udhëheqësit të dënojnë luftën brutale të Rusisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pret nga Serbia të dënojë luftën brutale të Rusisë që ka nisur prej javësh në Ukrainë, si dhe të përafrohet me sanksionet e BE-së. Ajo thotë se kjo është minimumi se çfarë kërkojnë nga Serbia.

Me anë të një postimi në Twitter, Viola von Cramon, shkruan se Serbia po shpërndan fushatën ruse të dezinformimit lehtësisht në tabloidet e tyre.

Fushatat e dezinformimit nga Rusia fluturojnë lehtësisht në tabloidet serbe. Si një kandidat për BE, pres që udhëheqja në Serbi të dënojë luftën brutale të Rusisë në Ukrainë dhe të përafrohet me sanksionet e BE-së. Ky është minimumi që ne kërkojmë”, shkruan ajo ndër të tjera.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka rishpërndarë postimin e Petrit Selimit, i cili shkruan se këtë të diel, gazeta serbe “Novosti”, “në pronësi të qeverisë së Serbisë, ka një ballinë të neveritshme duke pretenduar se forcat e Ukrainës po vrasin njerëzit e tyre në Mariupol”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

9 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

20 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

22 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago