Viti 2023 ‘troket’ në Shqipëri, spektakël fishekzjarresh në sheshin “Skënderbej”

Viti i Ri 2023 ka mbërritur edhe në Shqipëri. Të shumtë ishin qytetarët në Tiranë që kishin vendosur që çastin e ndërrimit të viteve ta festonin në sheshin “Skënderbej”, duke shijuar spektaklin e fishekzjarreve.

Një koncert i parapriu ndërrimit të viteve në shesh, ku në skenë u ngjitën këngëtarët më të njohur shqiptarë.

Euronews Albania iu uron të gjithë shqiptarëve kudo që janë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe Diasporë Gëzuar Vitin e Ri 2023.