LAJME

Pranë epiqendrës së tërmetit, në urën 1800-vjeçare nuk ka lëvizur asnjë gur

Tërmetet që goditën Turqinë javën e kaluar shkaktuan shkatërrim dhe tragjedi në 10 provinca të vendit. Mes mijëra godinave të rrënuara kishte edhe struktura historike. Në Adiyaman, tuma “Karakuş” 2000-vjeçare e ndërtuar nga një qytetërim i lashtë greko-iranian, është shembur plotësisht. Kolona e gjatë 10 metra, mbi të cilën qëndronte një shqiponjë, u fotografua e shembur në tokë pas tërmetit.

Por disa kilometra më tutje, ura “Cendere”, e cila njihet si ura më e fortë romake që ka mbijetuar deri në ditët tona në Anadoll, me gjatësinë 120 metra, gjerësinë 7 metra dhe hapjen e harkut 32 metra, ka ruajtur ende qëndrueshmërinë e saj dhe nuk është dëmtuar nga tërmetit. Ura mbi përroin Cendere në Adiyaman ka titullin e të qenit një nga urat më të vjetra ende në përdorim në botë.

Guida turistike Habip Kavak tha për CNN Turk se ura historike u ndërtua nga Legjioni XVI romak, gjatë epokës së Perandorit Septimius Severius (192-211 pas Krishtit). Ajo është ndërtuar vetëm duke vendosur gurët njëri mbi tjetrin, pa përdorur llaç. Sot, ura ndodhet në lagjen Kahta të Adiyaman, dhe ka vijuar të qëndrojë në këmbë. “Uroj që këto vepra të merren në mbrojtje”, tha ai, “sigurisht pasi të jenë marrë masat për njerëzit, që janë gjëja më e rëndësishme”.

Adıyaman, i cili për kurdët quhet Semsur, është një prej qyteteve më të prekur nga tërmeti i 6 shkurtit. Popullësia është në pjesën dërrmuese kurde. Shumë godina aty u shembën dhe numri i jetëve të humbura ishte ndër më të lartët, pasi për shkak të përmbytjeve dhe kohës së keqe ishte edhe një nga zonat ku ndihmat shkuan më vonë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

2 ditë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

3 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

3 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

3 ditë ago