POLITIKE

Vizita e Escobar në Bosnje, Dodik: Po vjen kot

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Millorad Dodik, ka thënë për agjencinë e lajmeve të Republika Srpska-s, Srna se zëvendësndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, “po vjen kot në Bosnje”.

“Ka ardhur kot dhe se nëse nuk ndryshon optikën dhe shikon faktet që janë të dukshme, atëherë ai vetë do të kontribuojë në atrofinë e vendit, të cilin amerikanët, përmes Përfaqësuesve të Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës, e kanë modeluar të gjitha vitet e mëparshme sipas dëshirës së myslimanëve”, tha Dodik.

“Nëse faktori ndërkombëtar vërtet qëndron që Bosnjë e Hercegovina të mbijetojë, atëherë ata dhe ne kemi një zgjedhje mjaft të qartë, dhe kjo është Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës, të cilën askush nuk e kundërshton dhe e cila është e paqartë”.

Ai theksoi se forca e faktorit ndërkombëtar nuk po ‘ndez’ më.

Dodik vlerësoi se akuzat kishin të bënin me korrupsionin, ndikimin rus, pasurinë e pretenduar të politikanëve në Bosnjë-Hercegovinë, që sipas tij, është “një stereotip që amerikanët e kanë për t’i ruajtur projeksionet e tyre në Bosnjë e Hercegovinë”.

“Escobar po përpiqet t’i demoralizojë qytetarët e Republikës Srpska”, shtoi Dodik.

“Për sa i përket pushtetit të Millorad Dodikut, ai buron nga mbështetja e më shumë se 380 mijë votave që kam marrë në zgjedhje, dhe prona që posedoj është fituar me punë të palodhur dhe ligjore për më shumë se 40 vjet dhe nuk është kundërshtuar kurrë në asnjë gjykatë në Bosnjë e Hercegovinë, as jashtë saj”.

Escobar viziton Bosnjën

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të arrijë sot në Sarajevë, në kohën e rritjes së shqetësimeve se Republika Sërpska mund të shkëputet nga ky vend.

Escobar ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 5 nëntor se njerëzit në Bosnjë e dinë që komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar për t’u siguruar që “të zbatohen përkushtimet për paqe dhe siguri të njerëzve në rajon”, duke shtuar se “ne jemi të përkushtuar se nuk do të ketë luftë”.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnjë e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnjë, në vitet 1990.

Në një raport për Kombet e Bashkuara, të parë nga gazeta britanike Guardian, Schmidt ka thënë se nëse “separatistët serbë zbatojnë kërcënimet e tyre për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh”, atëherë në Bosnjë do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar rrëshqitjen e vendit drejt një lufte të re.

Detyrat paqeruajtëse ndërkombëtare në Bosnjë aktualisht i ka një forcë e Bashkimit Evropian, e njohur si Eufor, që i ka rreth 700 trupa.
NATO-ja ka një seli formale në Sarajevë.

Përfaqësuesit e Republikës Sërpska janë duke e bojkotuar punën e institucioneve qendrore të Bosnjës që nga fundi i korrikut, kur paraardhësi i Schmidtit, Valentin Inzko, ka vendosur një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës në Bosnjë.

Republika Sërpska ka refuzuar ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago