POLITIKE

Vizita e Kurtit në Bosnjë, reagon Gjuriq: Mos të kërkojnë më mbështetje për integritetin e BeH nga Serbia

Pas reagimeve të djeshme nga Republika Srpska për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bosnje dhe Hercegovinë, tashmë ka arritur edhe një koment nga Serbia.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se vizita e kryeministrit Kurti në Bosnjë e Hercegovinë “dëmton themelet e marrëdhënieve midis Serbisë dhe BeH dhe mund të prodhojë pasoja të pariparueshme për marrëdhëniet dypalëshe”.

Gjuriq u tha anëtarëve të Kryesisë së BeH-së, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, se “pas pranimit të Albin Kurtit si përfaqësues të shtetit të Kosovës, në të ardhmen nuk do të kërkojnë nga Serbia çdo pyetje në lidhje me mbështetjen e BiH dhe integritetin e saj territorial”.

Gjuriq pretendoi se ky vendim “është në kundërshtim me organizimin e brendshëm të Bosnjë-Hercegovinës, karakterin dhe natyrën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe se është thellësisht në kundërshtim me parimet e fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

“Për dallim nga Serbia, e cila asnjëherë nuk e ka vënë në dyshim integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës as me fjalë e as me vepra, zyrtarisht Sarajeva ka treguar se nuk e njeh integritetin territorial të fqinjit të saj më të afërt”, tha Gjuriq.

Kurti ka shkuar dje në Sarajevë nga Brukseli. Ai sot nisi vizitën e tij në Sarajevë me disa takime, përfshirë dy anëtarët e Presidencës së Bosnjës, si zëvendëspresidenti i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Refik Lendo. Ai po ashtu bëri nderime edhe në Monumentin e Fëmijëve të Vrarë në Sarajevë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago