Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten një qendër stërvitjeje ushtarake për rekrutët rusë, vizita e tij e parë e këtij lloji që nga shpallja e një mobilizimi të pjesshëm ushtarak më 21 shtator.
Televizioni shtetëror rus publikoi pamje të Putinit teksa vizitonte një qendër poligoni në rajonin Ryazan, në juglindje të Moskës, i veshur me të zeza, duke shtënë me një pushkë snajper dhe duke përshëndetur ushtarakët e pranishëm.
Ai u filmua gjithashtu duke folur me oficerët, duke u shtrënguar duart dhe duke u uruar atyre “fat të mbarë”.
https://twitter.com/i/status/1583125617696202752
Putini më pas shkëmbeu disa fjali me një nga të mobilizuarit. Sipas agjencisë RIA, diktatori rus ndër të tjera e ka pyetur ushtarin nëse i ka zotëruar aftësitë ushtarake pas stërvitjes në terren dhe në fund i ka uruar fat.
“Kujdes, Ruslan,” i tha ai ushtarit në fund.
Dora ndryshe e Putinit?
Për një kohë të gjatë, ka pasur thashetheme në nivelin e teorive konspirative se Vladimir Putin ka një sozia – dhe jo vetëm një. Kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ukrainës, gjenerali Kyrylo Budanov, është i bindur se janë deri në tre prej tyre.
Pasi në internet u publikuan videot e terrenit stërvitor afër Ryazanit, filluan thashethemet se një nga sozia e Putinit është takuar në të vërtetë me ushtarët rusë dhe dora e Putinit është dëshmi e kësaj.
Gjegjësisht, vëzhguesit vunë re se dora e presidentit duket disi ndryshe nga zakonisht.
“Ky nuk është Putin. Dyshja u tradhtua nga dora”, ka shkruar një përdorues i internetit.
“Kjo është një sozia,” tha një përdorues tjetër.
“Kjo (në dorë) është shenjë se është sozia”, tha një tjetër