LAJME

Vizita e Putinit në kampin ushtarak ‘dora’ e tij bëri xhiron në rrjetet sociale: ‘Nuk është fare ai, shikojeni dorën e tij’

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten një qendër stërvitjeje ushtarake për rekrutët rusë, vizita e tij e parë e këtij lloji që nga shpallja e një mobilizimi të pjesshëm ushtarak më 21 shtator.

Televizioni shtetëror rus publikoi pamje të Putinit teksa vizitonte një qendër poligoni në rajonin Ryazan, në juglindje të Moskës, i veshur me të zeza, duke shtënë me një pushkë snajper dhe duke përshëndetur ushtarakët e pranishëm.

Ai u filmua gjithashtu duke folur me oficerët, duke u shtrënguar duart dhe duke u uruar atyre “fat të mbarë”.

Putini më pas shkëmbeu disa fjali me një nga të mobilizuarit. Sipas agjencisë RIA, diktatori rus ndër të tjera e ka pyetur ushtarin nëse i ka zotëruar aftësitë ushtarake pas stërvitjes në terren dhe në fund i ka uruar fat.

“Kujdes, Ruslan,” i tha ai ushtarit në fund.

Dora ndryshe e Putinit?

Për një kohë të gjatë, ka pasur thashetheme në nivelin e teorive konspirative se Vladimir Putin ka një sozia – dhe jo vetëm një. Kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ukrainës, gjenerali Kyrylo Budanov, është i bindur se janë deri në tre prej tyre.

Pasi në internet u publikuan videot e terrenit stërvitor afër Ryazanit, filluan thashethemet se një nga sozia  e Putinit është takuar në të vërtetë me ushtarët rusë dhe dora e Putinit është dëshmi e kësaj.

Gjegjësisht, vëzhguesit vunë re se dora e presidentit duket disi ndryshe nga zakonisht.

“Ky nuk është Putin. Dyshja u tradhtua nga dora”, ka shkruar një përdorues i internetit.

“Kjo është një sozia,” tha një përdorues tjetër.

“Kjo (në dorë) është shenjë se është sozia”, tha një tjetër


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

18 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago