POLITIKE

Vizita e Ramës në Kiev, Besnik Mustafaj: Show për protagonizëm, nuk përmendi Rusinë

“Show për protagonizëm” e ka cilësuar ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj vizitën e kryeministrit Edi Rama në Ukrainë.

I ftuar në Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Mustafaj tha se Shqipëria dhe Mali I Zi nuk kanë ndonjë rol në fatin e luftës, prandaj edhe vizita është thjeshtë për protagonizëm. Duke analizuar, fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare në konferencën e përbashkët me presidentin Zelensky, ish-ministri thotë se Rama nuk përmend Rusinë.

“Show, nuk ka rol Shqipëria dhe Mali i Zi në fatin e luftës. Ka të bëjë e protagonizmin. E para, deri tani Rama nuk përmend fare Rusinë. I qan hallin Ukrainës, por nuk shpreh dënim për Rusinë. E dyta deri tani ka folur trefishin e kohës së Zelenskyt”, tha Mustafaj.

Lidhur me thirrjen e kryeministrit Rama që shtetet nuk duhet t’i  bëjë presion Serbisë për sanksione ndaj Rusisë se kjo dëmton rëndë ekonominë e vendit për shkak të lidhjeve historike, Mustafaj thotë: “Është një thirrje pa dobi se nuk e dëgjon njeri. Por fakti që vjen nga kryeministri i Shqipërisë i bën mire Vuçiçit, por dëm shqiptarëve”. 

Sakaq, ish-ministri shton më tej se deklaratat e Ramës në samitin e “Ballkanit të Hapur” ishin kundër interesit të shqiptarëve.

“Spekulimi i Ramës në Open Balkan ishte kundër interesit të shqiptarëve, pa një kërkim ndjese nga serbët nuk mund të vazhdohet”, u shpreh Mustafaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago