KRYESORE

Vizita në Shqipëri/ Njerëzit e Erdogan “blindojnë” Tiranën, qindra oficerë zbarkojnë këtë fundjavë në vendin tonë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku do të pritet me po të njëjtat nderime që i bëri Edi Ramës një vit më parë Ankara.

Lapsi.al mëson disa detaje para se “Sulltani” të mbërrijë në vendin tonë. Nesër në Rinas do të zbarkojë një avion ushtarak me makinat e sigurisë së lartë me të cilat do të lëvizë presidenti turk gjatë vizitës njëditore në vendin tonë.

Pas ceremonisë zyrtare të pritjes nga Rama, mësohet se do të ketë edhe një vizitë dhe falje në XHaminë e Ethem Beut, e cila është restauruar me fonde të organizatës shtetërore turke, “Tika”. Ndërkohë në axhendë është planifikuar edhe një vizitë në Laç, në kompleksin e pallateve të ndërtuara nga qeveria turke pas tërmetit të 26 nëntorit.

Nuk dihet ende nëse presidenti turk do të shkojë edhe në Fier, aty ku financoi një spital disa muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ndërkohë qindra forca sigurie nga Turqia do të vijnë këtë fundjavë në Tiranë për të siguruar vizitën e Erdogan. Të hënën pritet që të ketë kufizim të lëvizjes në shumë rrugë të kryeqytetit shqiptar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

20 minuta ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

57 minuta ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

5 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

6 orë ago