Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, konsideroi se një ditë para ciklit të ri të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendosi të ngrejë tensione të reja, kur vizitoi gjatë ditës Leposaviqin dhe Zubin Potokun – dy komuna të banuara me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.
Petkoviqi e cilësoi “provokim” vizitën e kreut të ekzekutivit kosovar në këtë zonë të banuar kryesisht nga serbë etnikë, ndërsa akuzoi KFOR-in dhe EULEX-in që e lejuan vizitën.
Madje, korrieri kryesor i propagandës serbe e cilësoi “okupator” kryeministrin e Kosovës, duke shtuar se ai nuk është i mirëpritur në mesin e serbëve lokalë.
“Kurti s’ka çfarë të kërkojë në veri, ku nuk është i mirëpritur. Fakti që i gjithë Leposaviqi u bllokua kur ai shkoi në ndërtesën e komunës, ku e priste kryetar i rremë, dëshmon se për çfarë demonstrimi të forcës bëhet fjalë. Gjithashtu, fakti që të gjitha rrugët janë bosh në Leposaviq dhe Zubin Potok tregon se populli serb shfaq përbuzje ndaj provokimit të Kurtit”.
“Por shtrohet pyetja se kush e miratoi vizitën e Kurtit në veri dhe në çfarë mënyre, kush nga përfaqësuesit ndërkombëtarë është informuar – nëse KFOR-i dhe EULEX-i kanë ndihmuar dhe dhënë pëlqimin për këtë provokim?”, shtoi ndër të tjera Petkoviq.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…