Një automjet tip GLK u vodhë këtë të premte në Durrës, por në pak orë policia mundi të kapte autorin në Lezhë dhe t’ia kthente makinën pronarit
“Në aksin rrugor “Thumanë – Milot”, në fshatin Gjormë, nga shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, me përdorimin edhe të makinës inteligjente, është konstatuar automjeti i vjedhur. Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.
Vijon bashkëpunimi i ngushtë me strukturat hetimore të DVP Durrës me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, ka njoftuar policia.