Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë po ndjek me vëmendje zhvillimet në terren pas tërmetit të 26 nëntorit, si pasojë e të cilit 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur dhe pa strehë mbi kokë.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada thotë se inxhinierët po punojnë për t’i përcaktuar ndërtesat si të sigurta apo të pasigurta, për të ndihmuar njerëzit që të kthehen të sigurtë në shtëpi.
“Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit, ekipi i inxhinierëve të strukturave nga Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID, po vijon të kryejë vlerësime në terren së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Inxhinierët po punojnë për t’i përcaktuar ndërtesat si të sigurta apo të pasigurta, për të ndihmuar njerëzit që të kthehen të sigurtë në shtëpi”, shkruan ambasada amerikane në postimin e saj.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…