Lista Serbe ka reaguar ashpër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, që shkoi në inaugurimin e rrugës Deçan – Plavë.
Kjo parti e komunitetit serb përmes një shkrimi në Facebook thotë se rruga është e ndërtuar në manastirin Visoki Decani, e cila mbrohet me ligj.
Partia e Goran Rakiqit u ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë me autoritetin e tyre për të parandaluar këto veprimtari të paligjshme, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi i plotë:
Lista Serbe është zhgënjyer nga ceremonia e hapjes së rrugës së sotme në komunën e Deçanit ku marrin pjesë anëtarët e Qeverisë në Prishtinë, sepse rruga është e ndërtuar në manastirin Visoki Decani, e cila mbrohet me ligj në të cilin është e ndaluar të kryhen vepra të tilla.
Lista Serbe dënon këtë lloj veprimi të zyrtarëve qeveritarë që vazhdojnë me ndërtime të paligjshme dhe u bën thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë më urgjentisht dhe me fuqinë e autoritetit të tyre për të parandaluar këto veprimtari të paligjshme.
Kujtojmë që ndërtimi është i paligjshëm kësaj radhe, dhe kundër ligjeve në fuqi, madje edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që vendosi të kthejë 24 hektarë tokë në manastirin Visoki Decani.