POLITIKE

Befasia amerikane dhe “lufta e Kosovës” në prag të Vidovdanit

Lajmi se liderët e Beogradit dhe Prishtinës do të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington i ka befasuar të gjithë, i dërguari special amerikan Grenell është e qartë se ka ndjenjën për mundësinë e arritjes së marrëveshjes rreth bashkëpunimit ekonomik shkruan “Sputnjik”, transmetojnë “B92”.

Drejtori i përfaqësisë së republika Srpska në Uashington analisti Obrad Kesiç pas paralajmërimit të Grenellit për takim në prag të “Vidovdanit u shpreh se: “Nëse shohim atë që Grenell plasoi në publik ë është reale të pritet arritja e ndonjë marrëveshje ekonomike mes Prishtinës edhe Beogradit për të krijuar në moment-um para fazës së bisedimeve në vjeshtë, të paktën kështu vlerësohet” tha ai.

Në Departamentin e Shtetit ata që kanë punuar në çështjen e Kosovës janë habitur me shpejtësinë me të cilën Grenell ka nisur ndërmjetësimin në dialog thotë Kesiç.

Secili sukses në bisedime në planin e politikës së jashtme mund të rritet nëse shikohet gjendja aktuale në ShBA dhe politika e jashtme sipas vlerësimit të Kesiç, por që ka pak gjasa të luaj rol në fushatën e zgjedhjeve presidenciale.

Kombinimi i krizës nga virusi e ndërlidhur me trazirat pas vrasjes së Fllojdit kanë bërë që politika e jashtme mos të ketë vëmendje amerikane në fushatë, krahas kësaj mediat që janë të orientuar kundër Trampit nuk do të i japin publicitet sukseseve të tij në politikën e jashtme.

Ai përkujtoi deklaratën e Tramp se nuk do të dërgoj ushtrinë në zgjidhjen e problemeve në shtetet tjera dhe ShBA nuk do të merret me eksperimentet e krijimi të shteteve të reja që nuk janë të afta të mbijetojnë, andaj nuk jam i sigurt se ka vend që në fushatë të plasohen suksese nga politika e jashtme shprehet ai.

Deklaratën e Grenellit se nëse palët nuk do të jenë të kënaqura me bisedimet e 27 qershorit gjërat do kthehen në status quo, Kesiç e komenton me mbështetjen gjithnjë e më labile për shqiptarët e Kosovës. Një deklaratë e tillë nga frustrimi gjithnjë më i madh në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit dhe vetë Grenellit ka të bëjë me jo stabilitetin politik në Prishtinë.

“Mendoj se shqiptarët në ShBA po humbin pozitën, i vetmi vend ku kanë mbështetjen e njëjtë është Kongresi dhe Dhoma e Ultë ku njëri ndër aleatët kyç është Eliot Engel kryesues i Komitetit për politikë të jashtme. Ai tenton të imponojë qëndrimet e administratës së kaluar me dëshmi, shkrime edhe adresime në publik duke kritikuar administratën Tramp lidhur me bisedimet” tha Kesiç.

Por erozioni i mbështetjes ndaj Prishtinës është evident edhe nëse nuk ka përparim në bisedime apo marrëveshja nuk realizohet, sepse besimi ndaj Thaçit dhe elitës politike do të shuhet deri në fund.

Megjithatë Kesiç mendon se Grenell nuk do organizonte takimin në Shtëpinë e Bardhë nëse në masën e madhe nuk do të ishte i sigurt se mund të arrihet ndonjë marrëveshje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

6 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

7 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

23 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

2 ditë ago