LAJME

Vjen kërcënimi i radhës nga ‘Homeland Justice’, publikohen email-et e Ministrisë së Jashtme

Kërcënimi nga grupimi i hakerëve, i njohur si “Homeland Justice”, nuk ndalet karshi Qeverisë shqiptare, nën pretendimin e publikimit të dokumenteve zyrtare qeveritare, pas sulmit kibernetik të ndodhur në Shqipëri më 17 korrik.

Këtë herë, të publikuar, kanë qenë disa email-e të pretenduara zyrtare, korrespondencë mes Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe ambasadave shqiptare në Athinë, Moskë dhe Shkup.

Sipas grupimit, ka qenë “zgjedhje e popullit”, ajo që ka shkuar për nga publikimi i të dhënave prej Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme.

Homeland Justice, duke ndërruar metodologji veprimi, tashmë operon përmes faqes së tyre të web-it dhe një grupi në Telegram.

Më parë, ata publikonin të dhëna edhe në median sociale Twitter, por vetëm dy ditë pas postimeve të para, faqja u pezullua nga verë kompania.

Gjithashtu, disa email-e të pretenduara si postë elektronike e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, u publikuan më 2 gusht. Megjithatë, pasi Albanian Post i analizoi këto email-e, përmbajtja e tyre nuk ishte e një natyre dokumenti shtetëror, por më së shumti e ankesave apo kërkesave të popullit për kryeministrin, në adresën e tij elektronike, e cila është publike.

Nga vëzhgimi paraprak i dokumenteve që i përkasin MEPJ-së, të publikuara tashmë në Telegram dhe online, nuk vihet re sërish të ketë shkresa përmbajtësore, nga vëzhgimet e para.

Nga ana tjetër, redaksia e Albanian Post kontaktoi edhe Ministrinë mbi çështjen, por kësaj teme nuk i është dhënë aspak rëndësi në dikasterin e punëve të jashtme, duke e anashkaluar përgjigjen sa i përket çështjes në fjalë.

Në bazë të një kontakti të vazhdueshëm që Albanian Post ka po ashtu me kompaninë gjigande amerikane të sigurisë kibernetike, Mandiant, gjasat janë shumë të larta që sulmi të ketë ardhur nga Irani, edhe pse nuk janë faktuar ende lidhje qeveritare me sulmin kibernetik.

Nga ana tjetër, një grup i posaçëm nga Byroja Kombëtare e Hetimit në SHBA (FBI), ka ardhur në Tiranë, pikërisht me qëllim zbardhjen e plotë të sulmit dhe gjetjen e vendit fajtor.

Sipas deklaratave të mëparshme të adresuara nga kryeministri Rama, një shtet i tërë fshihet pas sulmit dhe dyshimet janë dy. Mirëpo ende, Qeveria nuk ka dhënë përgjigje të qartë se kush këto shtete mund të jenë.

Irani? Rusia? Apo një vend tjetër keqdashës? Kjo ende nuk dihet.

Por, sipas kontakteve të Albanian Post me kompaninë Mandiant, janë muxhahedinët e grupimit MEK, të cilët strehohen në Manëz të Durrësit, ata të cilët janë në shënjestër të sulmit.

Nëse vërtetë “Homeland Justice” e ka kryer hack-imin e sistemit qeveritar, duhet ende konfirmim zyrtar.

Deri tani, ata janë të vetmit, të cilët e kanë marrë përsipër autorësinë e sulmit.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago