Samir Potera nga shoqëria civile, ka thënë se Vjosa Osmani do të fitonte në Podujevë në zgjedhjet e 6 tetorit, nëse në listë të kandidatëve do të ishte edhe Agim Veliu.
Ai ka thënë se Osmani është më e popullarizuar se Veliu në Podujevë, përcjell Bota sot.
Potera ka bërë të ditur se në këtë komunë shumë anëtarë të LDK-së e kanë falënderuar Osmanin për kontributin e jashtëzakonshëm me 206 mijë vota në këtë parti.
Postimi i Poterës në Facebook:
Me pas guxue Agim Veliu me hi ne liste te kandidateve ne zgjedhjet e 6 tetorit, Vjosa e kish lane hupun ne Podujeve.
Shume anetare te LDK-se ketu me thone kemi me shkue me takue edhe me ja shprehe Vjoses perkrahjen tone, edhe me falenderue per kontributin e jashtezakonshem me pru LDK-ne me 206 000 vota.
Vjosa eshte ma e popullarizueme ne Podujeve se Agimi. Kjo eshte e sigurte. E Podujeva, per ata qe nuk e dine, eshte komuna ma e madhe e Kosoves me territor. E katerta, apo e pesta per nga numri i banoreve.