Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka shkuar t’i takojë ministrat e Qeverisë Hoti, siç tha ai, për t’i uruar në detyrën e re.
Mustafa para mediave tha se është e natyrshme të takohet me ata.
“Që t’i uroj. Është e natyrshme me u pa unë me ta, sot Kosova fillon me Qeveri, evitum problemin e Qeverisë në dorëheqje që kishin probleme me qëndrueshmëri.”, tha ai.
Tutje, Mustafa ka shtuar se është i bindur se kjo qeveri do ta përfundojë mandatin.
“Jam shumë i bindur që do ta ketë qëndrueshmërinë deri në fund të mandatit.”, shtoi në fund.
“Është përcaktim i saj, unë e vlerësoj drejtimin e seancës nga akademik Kujtim Shala. Kam pasur bindjen se Osmani do ta vlerësojë dhe do ta përkrah Hotin, ajo nuk po e përkrah familjen në qastet etike të asaj”, tha ai.
Ndryshe, nga LDK kanë thënë se në qeverisjen e tyre do të hartojnë një Pako Emergjente për rimëkëmbjen ekonomike.
Po ashtu, nga kjo parti kanë theksuar se qëllim i tyre mbetet nënshkrimi i marrëveshjes finale me Serbinë nën ndërmjetësimin e SHBA’së dhe BE’së, e cila i hap rrugë proceseve të rëndësishmë të vendit.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…