POLITIKE

Vjosa Osmani e Edi Rama mezi e shohin me sy njëri-tjetrin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë raporte tejet të ftohta në mes veti. Një gjë e tillë është vërejtur edhe në një takim të mbajtur dje në Greqi në kuadër të Samitit SEECP (procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore).

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar një njoftim në profilin e tij zyrtar në “facebook”, të shoqëruar edhe me fotografi në kuadër të Samitit. Në albumin e publikuar ka fotografi të Ramës duke bashkëbiseduar me pjesëmarrësit, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, derisa presidentja Osmani shihet vetëm në një fotografi, dhe atë një fotografi e përgjithshme e tryezës ku shihen të gjithë pjesëmarrësit.

Njoftim lidhur me këtë takim ka bërë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Shefja e shtetit të Kosovës ka publikuar tri fotografi, e në njërën prej tyre shihet vetëm gjysma e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Përplasjet mes Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kanë burimin që nga koha kur flitej për idenë e korrigjimi të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, me Ramën që përflitej si përkrahës dhe Osmani një kundërshtare e fuqishme. Ndërkohë përçarja mes dy politikanëve është thelluar me daljen në dritë të idesë për “Ballkanin e Hapur”, ide këtë të cilën presidentja e Kosovës s’e përkrah fare.

Në vitin 2020 si presidente në detyrë, Vjosa Osmani, ishte pritur ftohtë nga Edi Rama në një vizitë zyrtare në Tiranë. Derisa fjalimi i Osmanit i mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, ku kundërshtonte atë kohë të quajturin ‘minishengen Ballkanik” dhe traun e Rrugës së Kombit, kishte nxitur reagimin e kryeministrit të Shqipërisë, duke thënë se Vjosa Osmani ka bërë propagandë vetëm për vota.

“Unë mund të them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero problemeve me fqinjët. Por zero problemeve fqinjët nuk do të thotë fshehje e problemeve ..Nuk është se ne kemi probleme, nuk kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq Kosova ka probleme me veten dhe nëse mund të bëj një përkufizim, prej disa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe ajo e jashtme është bërë e brendshme. Kjo e ka rraskapitur Kosovën. Është një problem që e shoh me shumë shqetësim e kam adresuar në mënyrë konstante në të gjitha bisedat e mia me udhëheqësit në Kosovë. Jam përpjekur edhe publikisht pa dashur të rëndoj askënd. Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj Shengenit rajonal ku një nga shtylla e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si kalaja e Rozafës në Kosovë. Për mua është e pakonceptueshme që një qeveri legjitime të firmosi vullnetin e shtetit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë për shengenin dhe një presidente në detyrë shfaqet në Shqipëri të bëjë politikë të brendshme me këtë. Akoma më grotesk është debati për traun.Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi i vendosur për Kosovën. Kjo është të bësh politikë me një çështje administrative me vendin fqinj, të vish në Tiranë, të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë. Ai tra atje nuk është kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nëse për zonjën Vjosa atdheu është Kosova dhe Shqipëria. ky tra është në mes të atdheut dhe duhet ta paguajnë të gjithë atdhetarët”, kishte deklaruar Edi Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago