Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar opinion profesional nga Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik, nëse Kuvendi mund ta mbajë seancën për mocionin e rrëzimit të Qeverisë të cilën e ka kërkuar LDK ‘ja.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina, ai tha se përveç që kanë caktuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit e cila do të mbahet nesër në ora 14:00, kryearlamentarja ka kërkuar nga Instituti i Shëndetit Publik opinion se a mund të mbahet seanca në kohen kur është përhapur koronavirusi edhe në Kosovë.
“Ndërkohë i kemi bërë kërkesë Institutit Kombëtar për Shëndetin publik për të na dhënë një mendim profesional, lidhur me kushtet për mbajtjen e seancës”. tha Kupina.