FOTO&VIDEO

Përfituesit e ndihmës sociale nesër mund ti tërheqin mjetet e tyre financiare për dy muaj

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se sot Thesari ka urdhëruar procesimin e pagesës së skemës së ndihmës/asistencës sociale për të gjithë përfituesit e saj, përkatësisht 24,198 familje.

Sipas një njoftimi të MFT-së, përfituesit e kësaj skeme mjetet financiare mund t’i tërheqin nga nesër më 24 mars 2020, pagesa të cilat bëhen afër 10 ditë para afatit të zakonshëm, për shkak të gjendjes së krijuar.

“Duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria për luftimin e saj, me qëllim të mbështetjes së familjeve në asistencë sociale, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka vendosur që për të gjithë përfituesit të paguhet shuma e DY muajve e ndihmës sociale, të cilat qytetarët mund t’i marrin përnjëherë. Gjithashtu, po gjatë ditës së sotme Thesari ka urdhëruar procesimin e pagesës së skemës për “Masat aktive të tregut të punës” të Agjencisë së Punësimit. Prandaj, luten përfituesit që për të ruajtur shëndetin të kenë kujdes të shtuar dhe ndjekin këto udhëzime shtesë: JU LUTEMI: që tërheqjen e mjeteve ta bëni në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e ‘corona virusit’. JU LUTEMI: shtyni tërheqjen në ditët në vijim, pasi që zyrat postare dhe degët bankare janë të gatshme t’i përgjigjen secilit prej juve, dhe secili do të ketë mundësi të bëjë tërheqjen e mjeteve”, thuhet në njoftim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

8 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

18 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

23 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago