POLITIKE

Vjosa Osmani për takimin Kurti-Vuçiq: Kosova bëri disa propozime, Serbia nuk ishte e përgatitur

Vjosa Osmani, presidente, derisa ka komentuar takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se shteti serb “duhet të jetë më e përgatitur në tryezën e negociatave”.

Osmani këtë deklarim e ka bërë për mediumin austriak ‘Wiener Zeitung’, teksa ka thënë se Kosova ka bërë përparime në disa drejtime, kurse Serbia vetëm ka tentuar ta bllokojë procesin e negociatave, përcjell Gazeta Express.

“Serbia nuk kishte përgatitur asgjë dhe nuk bëri asnjë propozim, ndonëse diçka e tillë është e nevojshme nëse duhet të ketë ndonjë përparim. Në anën tjetër, Kosova ka bërë disa propozime të reja, për shembull mbi marrëdhëniet tregtare rajonale, të drejtat e pakicave ose çështjen e personave të zhdukur. Serbia me sa duket ka refuzuar gjithçka”, deklaroi ajo për mediumin austriak.

E pyetur lidhur me dy shtetet që po bllokojnë procesin e liberalizimit të vizave në Këshillin Europian (Franca dhe Holanda), Osmani ka thënë se frika e tyre lidhur me emigrantët nga Kosova është e paarsyeshme.

“Është shqetësim i paarsyeshëm. Pati probleme më 2014/2015 kur shumë njerëz donin të hynin në BE dhe të qëndronin atje. Por numri i tyre ka rënë në mënyrë dramatike. Kosova nuk është më në listën e 40 vendeve nga të cilat vijnë shumë emigrantë”, ka deklaruar tutje ajo.

E para e vendit lidhur me këtë çështje ka thënë se stagnimi i BE’së për liberalizim të vizave e humb besueshmërinë ndaj unionit europian.

“Be nuk po i mban premtimet e saj dhe po dobëson besueshmërinë e saj. Disa shtete anëtare hezitojnë për arsye të politikës së brendshme. Por kjo nuk është arsye për të ndëshkuar kosovarët që ndihen sikur janë në një geto politike”, ka shtuar tutje ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

23 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago