Gati një orë i ka që ka filluar mbledhja e kryesisë së LDK’së, ku do të vendoset për emrin që kjo parti do të propozojë për kryeministër, shkruan Gazeta Express.
Deri më tani, në selinë qendrore të partisë, ku po mbahet mbledhja janë parë duke hyrë të gjithë fytyrat kyce të LDK’së.
Megjithatë, në takim ende nuk ka shkuar nënkryetarja e partisë dhe kryeparlamenarja, Vjosa Osmani.
Osmani është deklaruar kundër një koalicioni me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet.
Ditë më parë ajo madje ka deklaruar se ka disa herë që nuk janë duke i bërë ftesë në mbledhje të partisë.
Kreu i LDK’së, Isa Mustafa është i propozuari i parë i partisë me nominimin e të cilit janë dakorduar edhe strukturat.
Megjithatë, Mustafa ende nuk ka vendosur se a do të jetë i nominuari për kryeministër.
Përvec Mustafës, ambicie për të marrë këtë post ka shprehur dje edhe nënkryetari tjetër i partisë, Lutfi Haziri.
Në një përgjigje për Express, Haziri tha se ka disa kushte nëse partia ia kërkon që të jetë kryeministër.
Gjithashtu, janë përmendur edhe emrat e dy zyrtarëve të lartë të kësaj partie, Avdullah Hotit dhe Kujtim Shalës.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…