BOTA

SHBA: Moska ka përdorur armë kimike në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar zyrtarisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike “si një metodë lufte” kundër Ukrainës. Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se “Rusia ka përdorur armën kimike kloropicrinë kundër forcave ukrainase në kundërshtim me Konventën e Armëve Kimike.

“Përdorimi i kimikateve të tilla nuk është një incident i izoluar dhe ndoshta nxitet nga dëshira e forcave ruse për të zhvendosur forcat ukrainase nga pozicionet e fortifikuara dhe për të arritur përfitime taktike në fushën e betejës”, thuhet në reagimin e DASH.

Konkluzioni i SHBA-së përputhet me dëshminë e trupave ukrainase, të cilët thonë se janë sulmuar me kimikate irrituese në pjesë të vijës së tyre të frontit me forcat ruse në muajt e fundit. Sakaq, Rusia ka mohuar përdorimin e armëve kimike. Ambasadori rus në SHBA i ka quajtur akuzat e SHBA si të neveritshme dhe të pabaza.

“Nuk ka armë kimike në rezervat e ushtrisë ruse, siç konfirmohet nga hetimet ndërkombëtare. Është sikur Uashingtoni nuk e kupton se Rusia dhe rusët nuk mund të frikësohen nga vendimet e tyre. SHBA përpiqet të frikësojë partnerët rusë dhe të shënjestrojë kompanitë kombëtare të teknologjisë së lartë, të transportit dhe të energjisë, me synim ‘eliminimin’ e konkurrencës nga tregu”, thotë Anatoly Antonov, Ambasador i Rusisë në SHBA .

Nëse përdorimi i armëve kimike mohohet nga Kremlini, përdorimi i raketave balistike është një fakt i ditur. Reuters raporton për sulme me raketa balistike në portin e Odesës, ku si pasojë janë plagosur 14 persona.

Ky është sulmi i tretë me raketa ndaj Odesës në vetëm dy ditë, bëjnë të ditur zyrtarët lokal të Odesës.

“Ambicia e Putin për të marrë Odesën ka alarmuar perëndimorët dhe vendet fqinje të Rusisë. Qyteti kufitar Narva në Estoni mund të jetë targeti i radhës i Putinit për ta destabilizuar”, citon Wall Street Journal.

Narva sipas Putin është një tokë ruse dhe si rrjedhojë i përket Rusisë. Gjuha e tretë më e përdorur është ajo ruse. Qytetarët janë në panik dhe po përgatiten për më të keqen.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Selektori serb fillimsht kishte lavdëruar atmosferën në stadium, tani ka qëndrim tjetër

Ka bërë bujë deklarata e selektorit të Serbisë, Dragan Stojkoviq për atmosferën në “Air Albania”…

2 orë ago

Ekspertja e neuropsikiatrisë për djalin që vrau 10 nxënës në shkollën serbe: Pa pendim, i vetëdijshëm për krimin

Gjyqi kundër prindërve të djalit që vrau dhjetë persona në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në…

2 orë ago

Dikur tallte Biden, shkallët e avionit rrëzojnë dhe Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shpëtuar pa lëndime në një incident mbrëmjen…

4 orë ago

Trazirat në LA: Gazetarja australiane qëllohet nga policia drejtpërdrejt në transmetim

Lauren Tomasi, një korrespondente amerikane për kanalin australian 9News, u qëllua drejtpërdrejt në transmetim nga…

5 orë ago

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nëse dhuna vazhdon mund të dërgohen marinsat në Los Angeles

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar se është i përgatitur të mobilizojë trupat…

7 orë ago

Vdes “Mandela i Plavës dhe Gucisë”

Ka ndërruar jetë në moshën 102 vjeçare Rexhep Gali Balidemaj, një figurë emblematike e qëndresës…

7 orë ago