POLITIKE

“Vlora Çitaku presidente? Hashim Thaçi e Kadri Veseli mund të arrestohen brenda ditës”

Situata politike në vendin tonë është rënduar tej mase, pasi që me 24 qershor të këtij viti Zyra e Prokurorit të Specializuar informoi me me 24 prill ia ka paraqitur Dhomave të Specializuara një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku presidenti Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh.

Por edhe përkundër kërkesave dhe pritjeve për dorëheqjen e presidentit Thaçi, një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur pasi që aktakuza është duke u shqyrtuar për të vendosur nëse do t’i konfirmohen akuzat.

E në rast të konfirmimit të aktkauzës, presidenti mund të jap dorëheqje dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

E për zgjedhje janë vetëm subjekti më i madh politik në vend Lëvizja Vetëvendosje, por pas kësaj situate mund të ndërroi edhe qëndrimi edhe i subjekteve tjera.

Për momentin nuk ka konsensus as në Parlament e as ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës e as konsensus ndërqytetarë dhe pritet shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Pas aprovimit eventual të aktpadisë së prokurorit special nga ana e gjykatësit të lëndës atëherë edhe Kadri Veseli edhe Hashim Thaqi, duhet të japin dorëheqje dhe do të kemi zgjedhje edhe për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës edhe të presidentit të Republikës së Kosovës, tha analisti Ramush Tahiri.

Ai shtoi se është synimi që në këto funksione të zgjidhen figura të larta dhe të respektueshme të PDK-së, por që janë të pranueshme edhe për opinionin e gjerë.

“Për momentin nuk ka konsensus as në Parlament e as ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës e as konsensus ndërqytetarë. Në kushtet e krijuara duket si zgjidhje e pashmangshme mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, sepse në parlament duhet me qenë prezent se paku 80 deputetë kur votohet për kandidatët për president, gjë që tash është e pamundur, ashtu sikur duket e pamundur të zgjidhet një president jasht PDK-së”, tha Tahiri.

Sipas tij, ndërsa zgjedhjet e reja sjellin kuvend të ri, qeveri të re dhe president të ri dhe kjo garniturë e re udhëheqësve do t’i udhëheqë dhe do t’i përfundojë bisedimet me Serbinë.

“Ekziston mundësia reale që policia e EULEX-it, të arrestojë brenda ditës Hashim Thaçin e Kadri Veselin dhe nëntë anëtarët e Shtabit të Përgjthshëm të UÇK-së duke përfshirë edhe Fatmir Limajn në momentin që gjykata e pranon apo e vërteton propozim aktakuzën e Prokurorisë Speciale dhe tash si të akuzuar të dërgohen në Hagë, duke qenë të disponueshëm fizik për procesin e hetimit e të gjykimit”, tha analisti Ramush Tahiri.

Sipas tij, kjo kuptohet që do të ndikojë në ndërlikushmërinë e gjendjes në Kosovë.

Ai shtoi se tash po flitet se për presidente do të propozohet Vlora Çitaku, ndërsa për kryetar të PDK-së Hajredin Kuçi. Ndërkaq për tu realizuar ky synim është i nevojshëm bashkëpunimi PDK e LDK në mënyrë që të evitohen zgjedhjet e parakohshme dhe vonesat dhe të panjohurat që sjellë procesi jasht vendimarrjes në kuvend.

Edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, tha për syri.net se kërkesa e tyre për zgjedhje tashmë është e hapur aq sa edhe e argumentuar.

“Nevoja për zgjedhje është derivat i mocionit të mosbesimit të 25 marsit, para se gjithash. Zgjedhjet janë po ashtu kërkesë dhe nevojë e përsëritur për aq kohë sa kemi një qeveri ilegale dhe jolegjitime”, tha zëdhënësi i LVV-së.

Zyrtarë nga PDK-ja, thone se Kosova ka president me mandat të plotë. Ata thonë se nuk mund të paragjykojnë e përgjigjen në pyetje hipotetike dhe kur vjen ai moment do të japin përgjigje konkrete.

Nga ana tjetër media, ka kërkuar përgjigje se a kanë partitë konsesnsus për president të ri pa shkuar në zgjedhje, LDK-ja e AAK-ja, por të cilat nuk janë përgjigjur.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Shqiptari në Greqi që shpëtoi dy fëmijët nga mbytja, do t’i jepet nënshtetësia greke

Levian Goga, shqiptari që u hodh pa menduar dy herë në lumin Arahto për të…

10 minuta ago

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Do t’i heqim lëkurën gjarprit iranian në Teheran dhe kudo

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Katz, paralajmëroi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF)…

3 orë ago

Berisha krah Izraelit, thotë se “diktatura e Ajatollahëve” po shkon drejt fundit të merituar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë publikisht hapur në mbështetje të Izraelit dhe…

4 orë ago

Trump paralajmëron Teheranin: Nëse Irani sulmon SHBA-në, ne do të përgjigjemi në nivele të papara!

Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen pa precedent me shkëmbime goditjesh dhe goditjesh brenda…

4 orë ago

Irani vret 10 persona në Izrael, Trump dhe IDF kërcënojnë “hakmarrje” të ashpër

Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte pranë kryeqytetit të Iranit, Teheranit këtë të diel…

4 orë ago

Irani nis sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

Irani ka nisur një sulm të ri me raketa balistike ndaj Izraelit. Izraeli u dha…

16 orë ago