Turizmi në Vlorë ka hyrë në pikun e tij.
Plazhet, rrugët, hotelet tashmë janë të tejmbushura nga pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut por më së shumti të huaj nga vendet nordike, perëndimore dhe Europa lindore. Operatorët turistikë thonë se ka një kërkesë ende shumë të lartë dhe për gushtin e shtatorin.
Bedini thotë se Vlora nuk është bosh sepse ka një shtrirje shumë të madhe gjeografike dhe pushuesit lëvizin përgjatë sa.
Turizmi patriotik vijon me një numër shumë të madh të shqiptarëve nga shtetet e ndryshme të Ballkanit.
Ndërkohë që plazhet nga Vlora në Radhimë janë të populluar me pushues nga e gjithë Europa.
“Jam Daria,vij nga Polonia por jam nga Ukraina, më pëlqejnë pushimet që po kalojmë në Shqipëri. 7ditë në këtë natyrë te bukur të ndërthurur me malet, e bëjnë shumë të veçantë duke ditur që është hera e parë që ndodhem në Shqipëri”, tha pushuesja nga Ukraina.