Një pankartë e madhe me flamurin palestinez dhe me mbishkrimin “Free PALESTINE” u vendos mbrëmjen e djeshme në një godinë të vjetër në zonën e ish-gjyqit në Vlorë.
Pankarta që tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve u hoq rreth orës 22:00 nga Policia dhe strukturat e Bashkisë, pasi sipas autoriteteve është e ndaluar vendosja e banderolave apo shkrimeve me përmbajtje politike në hapësira publike.
Personi që e kishte vendosur pankartën është identifikuar. Ai ka deklaruar se godina është marrë me qira prej tij dhe se, sipas tij, ka të drejtë të shprehë atë që dëshiron në pronën që përdor.
Ngjarja ndërkohë ka sjellë reagime të ndryshme në qytet, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë më tej rastin.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…