BREAKING NEWS

Vodhën rreth 44 mijë euro në dyqane, në pranga dy persona

Dje nga Njësiti i hetimeve policore të stacionit të Fushë- Kosovës, janë arrestuar dy persona të dyshuar, raporton IndeksOnline.

Personat e arrestuar dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në dy raste të vjedhjeve të rënda, që kanë ndodhur me (12 dhe 16 dhjetor 2019) në dy kompani (dyqane), në zonën industriale në Fushë Kosovë, ku janë vjedhur kasaforta me para të gatshme dhe stoli ari (vlera totale në të dyja raste është rreth 44.000 euro).

Personat e dyshuar janë: G.H, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E.R, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e arrestuar janë dërguar në Qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës. Ndërkohë që hetuesit policorë për po të njëjtat raste, janë në kërkim të një personi të tretë të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

10 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

21 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago