Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon përmes një postimi në Twitter ka thënë se Vjosa Osmani ka të drejtë për ato që ka thënë mbrëmë në emisionin DESKU në KTV.
Ajo thotë se është mirë që ka politikanë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në parlamentin e Kosovës.
“Vjosa Osmani ka të drejtë. Pajtohem me të gjitha ato që ka thënë. Është mirë të lexoj se ka politikanë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në parlamentin e Kosovës që e dinë se çfarë po bëjnë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.