POLITIKE

Vota e deputetit Haxhi Shala mund të përfundojë në Kushtetuese nga VV’ja, ai zgjedh heshtjen

Grupi parlamentar i Vetëvendosjes po shqyrton që në gjykatën Kushtetuese të dërgoj edhe Haxhi Shalën. Sipas tyre, vota e Shalës është jo legjitime. Mirëpo njohës të çështjeve juridike po thonë se për votën e Shalës  mund të mos ketë shumë fakte, pasi që i njëjti në Kuvend kishte thënë se deklaratën e Thaçit dhe të Haradinajt e kishte marr vetëm si këshillë.

Haxhi Shala po vazhdon të jetë nën llupën e vëmendjes. Deputeti i Nismës Socialdemokrate, mund të jetë mollë sherri në prishjen e qeverisë së Avdullah Hotit.

Vota e 61 e ekzekutivit të drejtuar nga LDK mund të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese.

Krejt kjo për shkak të një vizite që kanë pasur presidenti, Hashim Thaçi e kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj tek Shala një ditë para votimit të qeverisë.

Vetëvendosje, qeveria e së cilës u rrëzua nga LDK po pretendon që vota e tij nuk është legjitime.

Por nuk ka shumë gjasa që ky akt mund ta rrëzojë qeverinë Hoti.

Megjithatë Beqiri përmend disa fakte që nuk janë parë si të duhura e të udhës deri te votimi i Haxhi Shalës.

E karshi kësaj çështje protagonist kryesor, Haxhi Shala ka vendosur të heshtë. Pavarësisht insistimit të Televizionit, që të marrë një qëndrim, Shala ka qenë i paqasshëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago