POLITIKE

Vota e “të preferuarve”, kush janë “të mëdhenjtë” që mbeten jashtë parlamentit?

Tashmë që në të gjithë vendin ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike, i cili ka ndarë deri në këto momente dhe mandatet, numëruesit në të gjitha KZAZ-të po numërojnë dhe votat preferenciale, për kandidatët në listën e hapur.

Ajo që të bie në sy këtë herë, ndonëse ka ende vota për të numëruar, është që shumë politikanë të vjetër nuk do të jenë pjesë e parlamentit të ri, teksa emra të rinj dhe deri diku të panjohur kanë marrë vota të konsiderueshme.

Kështu në Shkodër, Bardh Spahia është më i preferuari në radhët e demokratëve, teksa Partia Socialiste arriti të marrë të katërt mandatet në listën e sigurt. Ndonëse e para në listën e hapur, ndarja 5-4 lë jashtë parlamentit ish-ministren Edona Bilali.

Kukësi, e përfundoi i pari numërimin e votave për kandidatët dhe Shkëlqim Shehu arriti t’i rrëmbejë mandatin Isuf Çelajt në radhët e PD.

Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala janë më të votuarit në qarkun e Lezhës nga koalicioni PD dhe ASHM ndërkohë që nga PS, Pranvera Skana rezulton me më shumë vota. Në këtë qark është ende e paqartë ndarja e mandateve, pasi ka ende shumë vota nga anët e diasporës që mund të përmbysin rezultatin në favor të socialistëve.

Në Dibër, ndarja 3-2 e mandateve për PS ka lënë jashtë parlamentit Përparim Spahiun, Xhemal Gjunkshin dhe Basir Çollaku edhe përse kishin një numër të konsiderueshëm votash, teksa mandati për PS e mori Agron Malaj me shumë diferencë.

Ish-prokurori Arjan Ndoj kryeson garën e më të preferuarve në qarkun e Durrësit nga radhët e demokratëve, teksa Arkend Balla, Ani Dyrmishi janë më të votuar në listën e socialistëve. Këtyre të fundit i bashkohet dhe Etleva Budini e cila përfiton këtu nga kuota gjinore.

Gara më e fortë për deri për votën e fundit po bëhet mes kandidatëve të të njëjtit lloj në qarkun e Tiranës, atje ku janë vendosur dhe ekipet më të mira nga të dyja palët.

Ndarja e mandateve 19 me 13, ka bërë që PD nga lista e hapur të fusë vetëm 1 deputet, dhe momentalisht më i votuari është mjeku Ilir Alimehmeti. Shumë emra të njohur si Jorida Tabaku, Myslim Murrizi, Ilir Meta, Asllan Dogjani, Grigels Muçollari, Mimoza Hajdarmataj mbeten jashtë kuvendit të ri.

Ndërkohë që PS do të fusë dhe 7 mandate “të preferuarish”, por edhe këtu shumë nga “të vjetrit” do të mbeten jashtë.

Blendi Gonxhja është momentalisht më i votuari në listën e PS, i ndjekur nga ministri Ervin Hoxha, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Ornaldo Rakipi, Antonela Dedej, Anila Denaj, të cilët janë të futur në kuvendin e ri.

Ndërkohë që lista e atyre që mbeten jashtë është e gjatë, ku në sy bien Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Xhemal Qefalia, Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Blerina Gjylameti, Ermonela Felaj, Toni Gogu, Endrit Braimllari, Plarent Ndreca apo Arben Pëllumbi.

Në qarkun e Elbasanit, Fierit dhe Vlorës, asnjë nga lista e hapur e PD nuk mund të mendojë të futet në Kuvend për shkak të votave, kjo për shkak se demokratët kanë pësuar një rezultat zhgënjyes dhe kanë humbur mandate dhe nga lista e sigurt.

Socialistët në Elbasan, pritet të fusin në Kuvend, Sara, Milen si më të preferuarën, e ndjekur nga Saimir Hasalla, Aulona Bylykbashi dhe Olsi Komici.

Ndërkohë që në Fier lista është edhe më e gjatë, ku renditen në votat preferenciale Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Elton Korreshi, Ceno Klosi, Antoneta Dhima, Zegjine çaushi          , Ilirjan Musko.

Në qarkun e Beratit demokratët Parid Mahmutaj dhe Lefter Maliqi nuk do të mund të futen në Kuvend, ndonëse kanë marrë vota të mjaftueshme, pasi PD arriti të sigurojë vetëm 2 mandatet e sigurta.

Nga PS, më të preferuarit në listat e hapura rezultojnë, Hysen Buzali, Fadil Nasufi, teksa Julian Zyla mbetet jashtë pasi Hatixhe Konomi përfiton nga kuota gjinore.

Në Korçë, PD pritet të fusë Jorida Mazelliun në Kuvend, teksa nga PS më të votuarit rezultojnë Ilirjan Pendavinji, Blendi Çomo dhe Arjan Jaupllari, por edhe ky i fundit i pafat pasi edhe këtu zbatohet çështja e kuotës.

Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Vasil Llajo, Brunilda Mersini janë socialistët e Vlorës më të votuar, ndërsa PD humb dhe një të sigurt, duke lënë jashtë Atird Hoxhën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

22 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago