Vrapuan që të fshihen brenda një objekti, artileria ukrainase i godet rëndë – humbin jetën dhjetëra ushtarë rusë

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq momentin kur artileria ukrainase godet një objekt brenda të cilës tentojnë të fshihen dhe strehohen ushtarët rusë.

Videoja është prezantuar nga komandanti ukrainas i njohur me nofkën Madyar, ku shihet se dhjetëra ushtarë rusë vrapojnë deri të objekti brenda të cilit fshihen.

Por pasi i lokalizon droni dhe koordinatat i dërgohen artilerisë, objekti goditet me precizitet të paparë – duke e shkatërruar plotësisht.

Nga dhjetëra ushtarët rusë që ishin futur brenda këtij objekti, as edhe një prej tyre nuk i ka shpëtuar shpërthimit të fuqishëm.

Në video shihen ushtarët e pushtuar nga paniku futen në objekt duke menduar se nuk do t’i sheh askush, por më pas pasojë dy shpërthime të fuqishme.

Artileria ukrainase është bërë “arrë e fortë” për rusët, që kur ky vend ka marrë armatim të sofistikuar nga vendet perëndimore. /Telegrafi/