Policia e Tiranës ka njoftuar se ka identifikuar një tjetër bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia. Ky person ndodhej në paraburgim për dhunë në familje.
Bazuar në provat e grumbulluara, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin Bujar Leza, 45 vjeç, banues në Larushk, Krujë.
Behar Sofia, 66 vjeç, u vra në një atentat në “Rrugën e Elbasanit”, në Tiranë.