BOTA

Vrasja e “El Mencho” shkakton kaos në Meksikë

Shkollat janë mbyllur në disa shtete të Meksikës dhe qeveritë vendase e të huaja u kanë bërë apel njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, prej dhunës masive që ka shpërthyer me vrasjen e liderit të fuqishëm të Kartelit të Jalisco.

Nemesio Rubén Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, ishte kreu i një prej grupeve kriminale më të forta në Meksikë, i njohur për trafikun e drogës dhe sulmet ndaj zyrtarëve që guxonin ta sfidonin.

Ai u vra gjatë një përleshjeje me ushtrinë në Jalisco. Pas vrasjes, anëtarë të kartelit bllokuan rrugët dhe dogjën makinat në shumë zona të vendit.

Vdekja e Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes, liderit të kartelit Jalisco New Generation, shkaktoi trazira në 20 nga 32 shtetet e Meksikës. Anëtarë të dyshuar të bandave dogjën autobusë dhe biznese, bllokuan rrugët dhe u përplasën me forcat e sigurisë.

Foto të Nemesio Rubén Oseguera Cervantes

Guadalajara, qyteti i dytë më i madh i Meksikës, pothuajse u mbyll të dielën, 22 shkurt.

Sipas Kabinetit të Sigurisë së Meksikës, u raportuan 252 bllokada në mbarë vendin, përfshirë incidente të izoluar dhe bllokada lokale.

Aeroporti ndërkombëtar punoi me personel të reduktuar dhe shumica e fluturimeve u anuluan. Banorët e frikësuar qëndronin në shtëpi ose përpiqeshin të largoheshin në grupe për siguri.

Autoritetet raportuan të paktën 14 të vrarë gjatë ditës, përfshirë shtatë anëtarë të Gardës Kombëtare.

Shtetet e Bashkuara i dhanë mbështetje inteligjence operacionit, sipas Shtëpisë së Bardhë, ndërsa DASH u këshilloi shtetasve amerikanë që ndodhen në pjesë të Meksikës të qëndrojnë të mbyllur brenda banesave ose hoteleve. Disa turistë u bllokuan gjithashtu, pasi linja të ndryshme ajrore amerikane pezulluan fluturimet drejt Puerto Vallarta.

Analistët thonë se kjo vrasje është një hap i madh në përpjekjet e qeverisë për të goditur kartelet dhe për t’i treguar SHBA-ve se Meksika mund të veprojë kundër krimit të organizuar. Por ata paralajmërojnë se mund të pasojë me akoma më shumë dhunë, pasi grupe të tjera kriminale mund të përpiqen të zënë vendin e Kartelit të Jalisco-s.

Operacioni për arrestimin e liderit u zhvillua në Tapalpa, rreth 2 orë nga Guadalajara, ku u vranë katër persona dhe u plagosën tre të tjerë, përfshirë vetë Oseguera, i cili ndërroi jetë gjatë transportit për në kryeqytet.

Oseguera ishte një nga kriminelët më të kërkuar në Meksikë dhe SHBA për trafikun e drogës. Grupi i tij kriminal ka përdorur shpesh dronë dhe bomba për sulme ndaj ushtrisë apo policisë, duke kryer edhe atentate ndaj zyrtarëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago