BOTA

Vrasja e liderit politik të Hamasit, reagon Rusia dhe Turqia: E papranueshme

Turqia dhe Rusia kanë reaguar menjëherë pas vrasjes së liderit të lartë politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra së bashku me truprojën e tij në rezidencën e tij në Teheran.

Sulmi ndodhi pasi Haniyeh mori pjesë në inaugurimin e presidentit iranian Masoud. Të dyja këto vende e quajnë vrasjen e liderit si të papranueshme dhe si të neveritshme.
Reagimi i parë i Turqisë për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniya erdhi nga ministria e jashtme e vendit.

“Dënojmë vrasjen e neveritshme të Haniya në Teheran”, thuhet fillimisht në njoftimin e Ministrisë së Jashtme turke.

“Është zbuluar edhe një herë se qeveria Netanyahu nuk ka ndërmend të arrijë paqen. Ky sulm synon të përhapë luftën në Gaza në rajon. Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk merr masa për të ndaluar Izraelin, rajoni ynë do të përballet me konflikte shumë më të mëdha”, shtoi ministria turke.
Ndërsa Rusia sot e dënoi vrasjen e Haniya dhe e konsideroi atë si një vrasje e papranueshme politike.

“Është një vrasje politike absolutisht e papranueshme dhe kjo do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Mikhail Bogdanov për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago