FOTO&VIDEO

Vrasja e shqiptarit në Belgjikë: Flasin familjarët e viktimës nga Gjakova

Ismet Osmanaj nga Gjakova është vrarë në Belgjikë të hënën. 52-vjeçarin dyshohet se e vrau B. A., 48 vjeç, nga Ferizaj. Ai ishte ish-bashkëshorti i gruas së të ndjerit.

Familjarët të cilët jetojnë në Gjakovë, kanë hapur dyert për ngushëllime, derisa thonë se ngjarja ndodhi pa pritur. Sipas Qazim Malokut, nipit të të vrarit, Osmanaj ishte martuar me ish-gruan e të dyshuarit, para 2 vjetësh e në Belgjikë ka shkuar rreth 1 javë më parë.

Mes tjerash, Maloku tha se mes dy familjeve nuk ka pasur asnjëherë mospajtime dhe se tashmë i ndjeri ishte punëtor i arsimit dhe person i qetë.

Vrasjen e ka konfirmuar edhe Policia e Belgjikës. Në një përgjigje për median, Policia belge dha detaje lidhur me vrasjen.

“Kosovari, 52 vjeç, ka pritur të merrte fëmijët e të dashurës së tij, por ai u ther me thikë disa herë në rrugë. Njësia që ishte prezente në vend për hetime, bëri të ditur se në bazë të gjurmëve, viktima ishte therur 13 herë”, thuhet në njoftimin nga Policia e Belgjikës

I dyshuari, që është shtetas belg, është arrestuar menjëherë dhe sipas prokurorit, ngarkohet me veprën penale “vrasje”. Ai pritet të dalë para gjykatës të premten.

Ndërkohë, familja Osmanaj nga Godeni i Gjakovës ka filluar procedurat për ta sjellë trupin e të ndjerit në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

9 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

11 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

15 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

16 orë ago