FOTO&VIDEO

Vrasja në Mallakastër, babai i njërit prej tre autorëve: Djalin ma sillni t’i fus plumbin kokës

Prindërit e Ervis Zotajt, që është njëri nga tre autorët e vrasjes pak ditë më parë i bën thirrje qeverisë që djalin t’ia sjellin në fshat dhe do ta vrasë me dorën e tij.

Syrja Zotaj: Djalin e mbështes me plumb në kokë, nuk zë as avokat asgjë, dua të pushkatohet në Gjersë të Mallakastrës. E kemi rritur me lakra si në kohën e Hoxhës dhe të ma bëjë djali këtë nuk e dua. I lutem qeverisë të ma sjellë atje djalin, ta vras me dorën time. Unë kam 4 çuna 3 vajza, tani kam 6, e bëj hasha, të vijë këtu ta vras me dyfek, ta bëj hasha.

Ai më ka borxh kokën, unë do të iki dhe do i them kam ardhur për të më vrarë, më vra mua dhe mbyllet kjo punë. Unë vete vetë atje të më pushkatojë. I lutem qeverisë, të shkoj atje, ti them më vra mua tani. Djali nuk e tregoi ngjarjen, se po ta dija e kisha hequr qafe vetë. Nuk tregoi se cfarë bëri. Nuk dinim gjë, jemi hallexhinj. E dua djalin të vijë atje ta vras me dorën time, ta hedh atje në rezervuar.

Nëna e djalit: Çuni nuk ka pasur rrugë të keq, për 5 ditë më shkalloi fare. Në varrim nuk ishim, nuk na pranoi. Nuk e di cfarë e lidh djalin me atë Luisin. Djali ishte i pa dalë, çoban, me bagëti.

Daja i Ervis Zotos: Ai të marrë ndëshkimin e merituar. Na ka ulur ne, mua si dajo dhe fisin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 sekonda ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago