Katër persona janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë, me ç’rast njëri prej tyre ka mbetur i lënduar më rëndë, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë të cilët përmes një komunikate për media kanë bërë me dije se gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mprehtë, i cili është sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve, njëri prej tyre është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ka kuptuar se si pasojё e rrahjes katёr (4) persona kanё pёsuar lëndime trupore. Gjatё rrahjes ёshtё pёrdorur edhe njё mjet i mpreht (thikё), i cili ёshtё sekuestruar nga Policia. Tё lënduarit janё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrsa njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK”, thuhet në komunikatë.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona dhe me vendim të prokurorit, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë. Ata do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.