Të tjera detaje bëhen me dije nga atentati që i mori jetën këtë të hënë, 6 tetor, gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit Tiranë.
Gazetari Besar Bajraktaraj, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News, tha se autori i vrasjes Elvis Shkëmbi ishte vetëdorëzuar në polici menjëherë pas ngjarjes, por para se të largohej nga gjykata dhe të vetëdorëzohej e kishte lënë armën e krimit tek një punonjës i sigurisë.
“Ka qenë duke u zhvilluar seanca gjyqësore, ku autori i kësaj ngjarjeje ka qenë bashkë me babanë, palë e tretë, ka patur edhe palë të tjera që nuk kanë qenë të pranishëm. Ka zgjatur rreth 1 orë e 40 minuta. Gjyqtari ka dhënë një vendim në favor të denoncuesit. Gjyqtari është larguar nga salla, aty e ka pritur autori i kësaj ngjarjeje dhe është larguar. Megjithatë, para se të largohej, armën e krimit ai ia ka dhënë rojës së sigurisë, i cili që në krye të herës duhej ta kishte kontrolluar. Më pas autori ka dalë dhe më pas ka pikasur një patrullë të Policisë së Tiranës, të cilëve i ka deklaruar se është autori i vrasjes dhe ka bërë të mundur arrestimin, pa ditur se çfarë kishte ndodhur. Pra, armën e krimit e kishte lënë në Gjykatë. Pistoleta nuk është lënë në tokë, por në pjesën e xhupit të punonjësit të sigurisë dhe është larguar krejt i qetë. Punonjësi i sigurisë do të pyetet nga ana e hetuesve për rrethanat si ka ndodhur ngjarja.”, tha Besar Bajraktaraj.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…