50 vjeçari shqiptar i cili vrau kunatin e tij 33 vjeçar Erion Pelivani pasi ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me vajzën e vogël që në moshën 9 vjeçare, është lënë në arrest shtëpie nga gjykata greke në Volvos.
Pas vendimit të dhënë ditën e sotme, familjarët e autorit shpërthyen në lot dhe në duartrokitje.
Siç raportojnë mediat greke, hetuesi dhe prokurori nuk ranë dakord për rastin e 50 vjeçarit dhe Këshilli Gjyqësor në Volvos do të vendosë për këtë çështje. Deri më atëherë, shqiptari i akuzuar për vrasjen e kunatit të tij do të jetë në arrest të përkohshëm shtëpie.