Autori i vrasjes së tre grave, Dan Hutra është paraqitur në SPAK.
Pasi janë administruar, prokurorët e posaçëm vendosën që të kërkojnë shoqërimin e tij në SPAK. Ai është pyetur për disa orë pasi sipas tij ka dijeni për një sërë ngjarjesh kriminale.
Kush është Dan Hutra?
Data 1 mars do të mbahet mend gjatë për një nga masakrat më të rënda të ndodhura ndonjëherë, tre gra u vranë vrenda ditës nga i njëjti person.
Dan Hutra në fillim plagosi me thikë Marjana Gurakuqin, me pretekstin se i fshehu paratë që i la për t’i ruajtur.
Më pas shkoi drejt shtëpisë ku jetonte bashkëjetuesja e tij në Paskuqan, Elena Hysa, për të cilën dyshonte se djali që lindi nuk ishte i tij. Atë e plagosi bashkë me të ëmën, Kujtimen, por breshëria e kallashit vrau vajzën e familjes Mevlute Hysa, dhe nusen e vëllait Hasime Dafku.
Nga aty, Hutra u nis për Kamëz dhe shtiu me kallash Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, me të cilin kishte nisur probleme në qeli. Plani i tij ishte të vriste edhe një të katërt, por u kap disa orë më vonë në Sharrë.
40-vjeçari, i akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen 3 të tjerave në Tiranë tentoi arratinë nga burgu i Fierit më 4 janar tw këtij vitit, ndërsa u kap flagrancë.
Plani kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tha se në dhomën ku ishin të akomoduar, Hutra dhe 3 të paraburgosurit e tjerë kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.