Një shqiptar i shumëkërkuar ka rënë në prangat e policisë spanjolle si i dyshuar për vrasjen e një qytetari serb. Shqiptari kishte një identitet të rremë italian, sipas mediave spanjolle.
Ai është arrestuar në orët e para të së martës së kaluar në një operacion special me njësitë elitare të Gardës Civile në Almera. Forcat policore kanë hyrë në shtëpi dhe kanë arritur të arrestojnë shqiptarin pasi ai u përpoq të arratisej nga çatia.
Ngjarja për të cilën ai është arrestuar ka ndodhur më 13 korrik të vitit të kaluar kur një grup prej rreth shtatë personash u takuan në një zonë pranë digës Rules, në Órgiva (Granada), dyshohet për një konflikt lidhur me trafikun e drogës.
I arrestuari hapi zjarr ndaj viktimës, një serb 43-vjeçar, dhe shoqëruesit të tij, një burrë 41-vjeçar të së njëjtës kombësi, i cili kaloi disa ditë në spital, por i mbijetoi të shtënave.
Garda Civile arrestoi 5 persona për këto ngjarje, nga të cilët dy u lanë të lirë me akuzë, tre të tjerë mbeten në burg dhe të cilëve tashmë u bashkohet edhe i arrestuari i ri, i konsideruar si autor i të shtënave.
Gjykata përgjegjëse e çështjes e shpalli sekret dhe Garda Civile vijoi hetimet pasi një i implikuar i shtatë është në kërkim. Të gjithë të arrestuarit deri më tani janë të kombësisë serbe, shqiptare dhe polake.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…